Hyrja e Gjestit në “Big Brother VIP 4”, duket se ka trazuar pak ujërat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Ai ka patur biseda të ndryshme me disa prej banorëve.

Por në një moment, Danja ka vendosur që t’a ‘kritikojë për veshjen e tij’. Gjesti ka qëndruar gjatë gjithë ditës së sotme me veshjen që hyri mbrëmë në shtëpi.

Ai mban vetëm pantallonat veshur dhe bluzën jo. Por ajo që tërheq më shumë vëmendjen është se ai i mban pantallonat e ulura duke treguar të brendshmet. E pikërisht për këtë, Danja ka vendosur që t’i thotë diçka.

Pjesë nga biseda:

Danja: Sheh ndonjë nga çunat këtu me brekë jashtë?

Gjesti: Se nuk janë ata me brekë jashtë duhet të rri unë me brekë jashtë

Danja: Kështu do me e bërë ndryshimin ti?

Aldo: Nëse sheh ndonjë me brekë jashtë, ça do bësh ti?

Gjesti: Unë vishem

Aldo: I vesh si gjithë të tjerët apo i heq komplet?

Gjesti: Si të deshën këta, unë veshëm. Përderisa ju jeni veshur, unë jam zhveshur. Po bëj hajgare, unë kështu rri si në familje, si në shoqëri

Danja: Edhe në familje rri kështu? Po vetëm ngrij pak