Sali Berisha u paraqit ditën e sotme në ambientet e SPAK në kuadër të masës ”detyrimi paraqitje” të vendosur ndaj tij për çështjen e aferës së privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’.

Në fletën e procesverbalit të paraqitjes së tij, Berisha ka shkruar se ky është një akt i turpshëm politik me të cilin prokuroria në kundërshtim me kushtetutën kërkon ndalimin e fjalës së tij të lirë.

Në dokument thuhet se procesverbali pasi lexohet nënshkruhet pa vërejtje, por Berisha e ka shkelur duke lënë shënimin në fjalë.

“Ky është një akt i turpshëm politik me të cilin prokuroria në kundërshtim me kushtetutën kërkon të më ndalohet fjala e lirë, dhe një gjykatës kukull i Partisë vendosi sipas kërkesës së tyre.

Unë kam denoncuar dhe do denoncoj bashkëpunimin e Dumanit e kompani me krimin si një organizatë kriminale”, shkruan Berisha.