Astronomët kanë gjetur erëra në një botë të largët që fryjnë me një shpejtësi fenomenale 33,000 km/h – erërat më të shpejta të matura ndonjëherë në një planet.

Gjiganti i gazit i quajtur WASP-127b i cili u zbulua në vitin 2016, rrotullohet rreth një ylli 520 vite dritë nga Toka.

Diametri i ekzoplanett (planet jashtë Sistemit Diellor) është gati një e treta më i madh se Jupiteri, planeti më i madh i sistemit tonë diellor, citon BBC.

Një ekip i udhëhequr nga Lisa Nortmann nga Universiteti gjerman i Gottingen-it përdori një spektrograf në teleskopin në Kili për të vëzhguar WASP-127b teksa kalonte përpara yllit të tij.

Duke analizuar dritën e filtruar, studiuesit identifikuan praninë e monoksidit të karbonit dhe avullit të ujit në atmosferën e sipërme të planetit.

“Ekziston një erë reaktive rrethplanetare jashtëzakonisht e shpejtë. Shpejtësia e erërave është çuditërisht e lartë”, tha Lisa Nortmann.