Kristjan Shpendi po gëzon një përiudhë mjaft të mirë në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar ka vazhduar ritmin e lartë të golave edhe në Serinë B, ku deri më tani ka tundur 10 herë rrjetën.

Talenti 21-vjeçar ka tërhequr interesin e klubeve në Serinë A, por së fundmi vëmendja për të i ka kapërcyer kufijtë e Italisë.

Sipas “A Bola”-s, Benfika e ka Kristjan Shpendin në listën e lojtarëve që dëshiron t’i transferojë.

Gjigantët e Portugalisë po studiojnë tregun për të gjetur zëvendësuesin e Kabalit dhe lojtari shqiptar i Çezenës duket një alternativë serioze për drejtuesit e klubit.