Gjatë këtij viti një yll tjetër do të shfaqet në qiellin e natës! Bëhet fjalë për T Corona Borealis në konstelacionin e Kurorës Veriore. Por, ndryshe nga yjet e tjerë, TCrB ka qenë shumë i zbehtë për t’u parë me sy të lirë, por kjo do të ndryshojë. Gjigandi prej gazi mund të shihet po aq lehtë sa edhe Ylli i Veriut, kjo pasi ai do të shpërthejë rreth 3000 vite dritë larg dhe do të kthehet në një nova (procesi i shpërthimit të yjeve). Nova pritej të ndodhte midis majit dhe shtatorit të vitit 2024, por kjo nuk ndodhi, ndërsa pritet që ylli të shpërthejë në mesin e vitit 2025.
Agjencia amerikane e Hapësirës NASA tha se në momentin kur të ndodhë nova, ajo do të dhurojë një spektakël në qiell. Kjo ngjarje nuk është e pazakontë për një sistem yjor binar, i cili përfshin T CrB, por kjo ndodh çdo 80 vjet. Një yll i dyfishtë përbëhet nga një yll i vogël, më pak i ndritshëm (xhuxh i bardhë) dhe një yll gjigant i kuq.
Gjiganti i kuq hedh rregullisht shtresat e jashtme, duke krijuar një rrjedhë të vazhdueshme gazi që xhuxhi i bardhë e tërheq dhe e ruan.
Çdo 80 vjet, nxehtësia që mbledh xhuxhi i bardhë është aq i lartë sa ndodh një shpërthim termonuklear. Kjo e ndriçon yllin 1000-fish për disa ditë – kjo është e ashtuquajtura nova. T CrB do të jetë aq i ndritshëm sa do të jetë i dukshëm qartë në muzg.