Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, teksa fliste për programin e zhvillimit të pronave publike, është shprehur se sot në Shqipëri “po shohim shtetin e sipërmarrjes”.

Sipas Veliajt, “shteti nuk sheh si inferior, pasiv për ti ardhur iniciatia, por merr iniciativa, fton edhe biznesin privat për të maksimizuar asetet”, duke shtuar se “jam krenar”.

Ai theksoi se vendi kaloi në një histeri kolektive të privatizimit, teksa u shpeh “të njëjtin debat kishim edhe për Pazarin e Ri, nuk e di çfarë kishte monument kulture aty, miu sa koka ime apo shëllira”.

Kreu i Bashkisë Tiranë deklaroi se sot vlera e pronës tek Pazari i Ri është rritur 3-4 herë.

Erion Veliaj: Ne kaluam në një histeri kolektive të asaj që quhet ‘terapia e shokut’, privatizo, privatizo, lë të gjitha asetet publike dhe vetëm sot po shohim shohim shtetin sipërmarrës. Pra shteti nuk sheh si inferior, pasiv për ti ardhur iniciatia, por merr iniciativa, fton edhe biznesin privat për të maksimizuar asetet. Jam krenar sot.

Të njëjtin debat kishim edhe për pazarin e ri, nuk e di çfarë kishte monument kulture aty, miu sa koka ime apo shëllira. Pazari i ri ka një rritje të pronës 3-4 herë, është zona më e frekuentuar për air dhe ka ndryshuar vlerën e pronës në atë komunitet.

Flasim për një energji të jashtëzakonshme. Kur e filluam këtë tyre stadiumi Selman Stermasi ishte parkim autobuzësh. Sot na duket si një përrallë nga e kaluara dhe s’ka lidhje me modernizimin sot, Ishim mësuar me të keqen.