Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, në një takim informal me gazetarët ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me komunikimet në SkyECC.

Ai u shpreh se SPAK nuk ka në dispozicion të gjithë databazën e Sky ECC, por se funksionohet me kërkimin e kodeve që dalin në bazë të hetimeve.

Dumani ka theksuar se Prokurorët e posaçëm përpiqen që të mos kenë në dispozicion vetëm komunikimet në Sky ECC, por t’i lidhin ato edhe me prova të tjera.

“Nuk është e vërtet që s’ka arrestime të politikanëve, pasi kemi ish-deputetin Jurgis Çyrbja të arrestuar. Ne nuk kemi në dispozicion të gjithë databazën e Sky ECC, në vijimësi ne kërkojmë kode të tjera kur na dalin në bazë të hetimeve që kemi. Në bazë të rezultateve të deri tanishme nuk na ka dalë lidhja direkte. Ne si institucion jemi të vëmendshëm që të ndajmë provën nga thashethemi, duke u përpjekur që të jemi sa më objektiv. Tashmë kemi edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje, ne po presim vendimin e arsyetuar për të parë argumentet. Në përpiqemi qe të mos kemi në dispozicion vetëm komunikimet në Sky ECC, por t’i lidhim ato edhe me prova të tjera. Ju garantoj që në momentin që konstatohet kushdo person, e kemi prova do të marrim vendimet tona”, tha ai.