Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, përshëndet Presidencën Polake të Bashkimit Europian: Shpejtësia dhe cilësia e zgjerimit si prioritet, në koherencë me punën tonë për avancimin e reformave.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ka reaguar sot me rastin e marrjes së Presidencës së Bashkimit Europian nga Polonia. “Presidenca Polake e Këshillit të Bashkimit Europian është një momentum i favorshëm për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Garantimi i shpejtësisë dhe cilësisë së zgjerimit, si prioritet i kësaj Presidence, është në koherencë me punën tonë për avancimin e reformave.
Kuvendi i Shqipërisë do të bashkëpunojë me Parlamentin e Polonisë dhe Kryetarin Szymon Hołownia për shkëmbimin e eksperiencave më të mira dhe shpejtimin e ritmeve të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë.”