Shumë pozitive e konsideroi astrologia Chrysanthi Kalogeri klimën e javës së ardhshme. Në një lidhje për programin “Shije Shtëpie” ajo tha se kjo javë pritet të sjellë ndryshime në të gjitha sferat e jetës. Takimet erotike dhe portofolat plot do të lumturojnë shenjat këto ditë Janari.

Astrologia veçoi 6 shenjat të cilat sipas saj janë më të ndikuarat këtë javë, njëkohësisht janë dhe më të përkëdhelurat nga skema planetare.

Megjithëse e cilësoi si një javë pozitive, Chrysanthi Kalogeri paralajmëroi shenjat që të tregohen të kujdesshëm nga data 20 e deri në datën 22. Sipas saj duhet t’i bëjmë “sytë katër” veçanërisht në datën 21.

“Kemi përpara një javë shumë të mirë, pozitive. Mos rrini në shtëpi, por qarkulloni, lëvizni, bëni kontakte me njerëzit e duhur me qëllim që të zgjidhni çështje që ju interesojnë ose të promovoni punën tuaj. Duke filluar që nesër dhe deri në fund të javës që vjen është një periudhë shumë e mirë për dashurinë dhe marrëdhëniet erotike. Në jetën tuaj mund të hyjë një person i cili do të lërë gjurmë, do të ndryshojë jetën për mirë. Mund të krijoni një familje, një dashuri serioze ose ndoshta një lidhje ku do të merrni mësimet e duhura. Ndërkohë që një pjesë tjetër do të kalojnë momente të bukura dhe romantike me njerëzit e dashur.

Nuk do të mungojnë as shanset për një bashkëpunim të mirë për të ardhmen. Dikujt do i bëhet një ëndërr realitet. Kjo javë është shumë e mirë për të udhëtuar të cilat do të ndihmojnë në forcimin e marrëdhënieve ose do të ndikojnë në njohjen e një personi të ri. Më të rëndësishme janë datat 20-22 dhe në fokus duhet të jetë data 21 pasi në këtë datë realizohet me saktësi aspekti astrologjik. Takimet, ngjarjet dhe vendimet që merren këto ditë përcaktojnë të ardhmen në vija më afatgjata.

Më të ndikuarit do të jenë Ujorët, Peshoret, Binjakët të lindur në 2 ose 3 ditët e para të shenjës. Demi, Luani dhe Akrepi të lindur në 2-3 ditët e para të shenjës do të kenë ndryshime që do të përcaktojnë të ardhmen e tyre. Kujdes me vendimet që do të merren ato ditë dhe kujdes në personat që do të takoni”, tha astrologia.