Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë e cilëson pozitive ngritjen e një Task Forcë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), për krime zgjedhore.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Koçi u shpreh se kjo do të shërbejë si presion ndaj atyre që guxojnë të blejnë votat.
Sipas Koçit, ish kryeministri Sali Berisha, kërkon të ketë një grup të tijin në Partinë Demokratike, për t’u përballur me SPAK.
“Lajm i mirë, presion ndaj atyre që guxojnë, mendojnë se do të blejnë votat, apo të bëjnë presion të votuesit, apo të falsifikojnë votimet.
Unë mendoj se po, për këtë aspekt të zgjedhjeve ka një zhurmë shumë të madhe. Zgjedhjet në përgjithësi, kanë pasqyruar votat e popullit.
Edhe nëse ka fenomene sporadike që nuk ndikon rezutlatet e zjdhjeve, çdo akt duhet dënuar. Procesi duhet të jetë shumë transparent.
Këtë nuk e bën vetëm SPAK, duhet koordinim i mirë me SPAK dhe me prokuroritë e tjera. Kjo duhet bërë patjetër.
Berishës i duhet një grup kundër SPAK, që të jetë kundër drejtësisë. Ky është problemi që ka Partia Demokratike sot. Përqindja, ose preferenca politike është e njëjtë”, theksoi ai.