Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mbrëmje në Orikum të Vlorës.
Lajmi konfirmohet për Balkanweb nga gazetari Igli Celmeta. Si pasojë e të shtënave, një person është plagosur.
Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti. I plagosuri është qëlluar me armë zjarri. Ai është transportuar në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.