Edhe pse rinovoi kontratën me Sivasspor, interesimi për Rey Manaj nga disa skuadra nuk ka munguar. Për këtë temë ka folur së fundmi, tekniku i ekipit turk, Omer Erdogan.
“Padyshim do të ketë oferta për futbollistët tanë. Është natyrale për lojtarë të rëndësishëm si Manaj, ai e tregoi dhe një herë cilësinë që ka në ndeshjen e fundit. Siç e kam thënë, këto zëra do të vazhdojnë gjatë periudhës së transferimeve.
Padyshim që do ta lidhin me skuadra të tjera në media emrin e tij. Por nuk ka pasur deri tani asnjë ofertë që kënaq klubin tonë deri tani.