Katër persona janë vrarë në një sulm ajror rus në Kiev gjatë natës, thonë zyrtarët lokalë.

“Dritaret u thyen në lagjen qendrore Shevchenkivskyi, duke përfshirë një stacion metroje, teksa një zjarr shpërtheu në një ndërtesë jo-rezidenciale”, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko.

Mbrojtja ajrore ishte në veprim rreth kryeqytetit ukrainas, shtoi Klitschko.

Ky është sulmi i dytë fatal në Kiev këtë muaj, pas një sulmi në kryeqytet në ditën e Vitit të Ri që la dy persona të vdekur, raporton BBC.

Ndërkohë, në qytetin jugor të Zaporizhzhia, autoritetet lokale thonë se gjashtë persona u plagosën në një sulm rus të shtunën. Mësohet se një grua është në gjendje të rëndë.

Të martën, depot e municioneve dhe impiantet kimike u goditën nëpër rajone të shumta të Rusisë, disa prej të cilave ishin qindra kilometra larg kufirit, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.