Tekniku i Laçit, Francesco Moriero u shpreh i lumtur pas fitores 1-2 ndaj Elbasanit.

“Jam shumë i nderuar nga djemtë e mi. Kemi bërë ndeshje perfekte sot, ndaj një skuadre të fortë. Ishim të zot që shënuam kundër Elbasanit që ka rezistuar. Komplimente Elbasanit, por Laçi sot duhej të fitonte. Çunat bën çdo gjë të fitonin, kishin dëshirë. Kemi gjetur fitore, po mbi të gjitha paraqitje.

Edhe taktikisht kemi bërë ndeshje shumë të mirë. Rezultati ishte shumë me rëndësi. Rezultati fundamental për klasifikimin. I tash djemve mos kini frikë të humbisni, po kini dëshirë të fitoni. Kemi qarkulluar topin në mënyrë perfekte. Kjo është rruga e duhur. Laçi nuk do të rrëzohet kurrë.

Mund të ndodhi që të gabosh e të shënosh. Më shumë më intereson paraqitje. Kjo është skuadra më e re e kampionatit, ka talente shumë të mëdha këtu. Përpiqen të kuptojnë idenë time. Fitorja i takon djemve”, u shpreh Moriero.