Trajneri Silvinjo dhe stafi i Kombëtares kanë nisur një tur vëzhgimes të futbollistëve kuqezinj, që aktivizohen në klubet europiane.
Stafi kuqezi, me në krye trajnerin, kanë udhëtuar dje drejt Çekisë, ku kanë ndjekur nga afër ndeshjen e vlefshme për Champions League, Sparta Praga – Inter, e zhvilluar në stadiumin “Epet Arena”.
Silvinjo, së bashku me ndihmësit e tij, Doriva dhe Pablo Zabaleta, kanë pasur mundësinë të takojnë lojtarët kuqezinj, të cilët luajnë për këto skuadra, si Kristjan Asllanin, Qazim Laçin dhe Indrit Tucin, teksa kanë diskutuar për gjendjen e tyre, për grumbullimin e radhës të Kombëtares, si edhe për kualifikueset e Botërorit.
Këto takime janë mjaft të rëndësishme për teknikun dhe stafin kuqezi që ka mundësinë të shohë nga afër lojtarët dhe të diskutojë me ta. Duhet theksuar se trajneri është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë futbollistët.