Pas disa ndeshjesh si titullar, trajneri i Interit, Inzaghi ka vendosur që të ulë në stol Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar do të nisë nga pankina transfertën e Lecces, teksa ka mundësi që ai të aktivizohet në pjesën e dytë.

22-vjeçari kuqezi ka luajtur 12 ndeshje në kampionat në këtë sezon dhe ka dhuruar 2 asiste. Për të, ky është sezoni i 3-të në Milano.