Nga Kreshnik Spahiu/
Kreshnik Spahiu mendon se bllokimi i fondeve nga ana e SHBA për vendet e huaja, ka të bëjë me luftën në Ukrainë dhe Gaza ku SHBA shpenzon shumë. Spahiu kështu shigjeton ata që e shohin ngrirjen e fondeve të administratës Trump vetëm me SPAK-un.
‘Kur të vijë çështja e rajonit, Trump do vijojë me projekte rajonale. Mendoj se edhe dekretet e fundit të Biden, i ka bërë në bashkëpunim me Trump. Praktikisht fitorja e Trump erdhi dy muaj më parë, dhe këto dy muaj ka pasur ndërveprim mes dy presidentëve. Trump ka për të qenë më radikal. Kur ti dali në navigator Shqipëria atëherë do merret.
Nga forma proceduriale, prokurorëve u lejohet asistenca e këtyre ekspertëve nga ligji. Askush nuk e di nga ne si asistojnë dhe ndërhyjnë. Gijotina ndaj politikanëve të lartë nuk do ishte e këtij niveli nëse nuk do kishte prezencë amerikane. Deri në zgjedhje nuk do ketë ndonjë arrestim të bujshëm.’