“Faleminderit shumë të gjithëve, zv.presidenti Vance, presidenti Clinton, presidenti Bush, presidenti Obama, presidenti Biden, zv.presidentja Harris dhe qytetarët e mi. Epoka e Artë e Amerikës fillon tani. Nga kjo ditë e më pas, vendi ynë do të respektohet sërish në të gjithë botën. Të gjithë vendet e tjera do të na kenë zili dhe nuk do t’i lejojmë ato që të përfitojnë nga ne. Thjesht do të vendos Amerikën të parën. Prioriteti ynë kryesor është që të krijojmë një vend krenar dhe të lirë.

Amerika do të jetë së shpejti më e mirë dhe më e fortë se kurrë më parë.