Një pallat në Astir është rrethua nga forca të shumta policie, pasi një qytetar ka denoncuar të rrëmbyer vajzën e tij.

Sipas informacioneve të siguruara nga burimet e gazetares së Top Channel, Anila Hoxha mësohet se kjo situatë erdhi pasi e reja është larguar me të dashurin.

Babai ka njoftuar se e kanë rrëmbyer dhe policia është në katin e gjashtë të banesës së familjes.

Bashkë me policinë janë edhe prindërit e vajzës, mosha e së cilës nuk dihet ende.

Vajza është mbyllur në shtëpi dhe po negociohet që ajo ta hapë derën e banesës.

Në njoftimin zyrtar, policia shkruan se vajza ka lajmëruar policinë se është dhunuar nga disa persona dhe më pas ka mbyllur derën.

“Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares. Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur derën dhe nuk pranon ta hap”, shkruhet në reagimin e policisë.