Një përplasje ka ndodhur mes grupeve shqiptarë në Athinë. Përplasja ka ndodhur në zonën Monastiraki të Athinës, mes dy bandave që janë përleshur dhunshëm me njëri-tjetrin. Pamjet e siguruara nga “TopChannel”, duken dy persona që qëllohen nga 5 të tjerë, madje njëri ka edhe shkop bejsbolli.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në sytë e kalimtarëve në një prej zonave më turistike të Greqisë, në zonën Monastiraki. Por çdo gjë u neutralizua nga Policia. Sipas të njëjtave burime, përplasja ka ndodhur sepse bandat shqiptare kërkojnë t’u vendosin gjoba bizneseve të zonës. Edhe atyre që “mbrohen” nga bandat kundërshtare.