Sekretarja e re e shtypit të Donald Trump është personi më i ri që ka mbajtur ndonjëherë këtë post të rëndësishëm. Karoline Leavitt, 27 vjeçe ka tërhequr vëmendjen që në ditën e parë të punës së saj. Ky post nuk është mbajtur nga askush nën 30 vjeç që nga viti 1969 nën administratën e ish-presidentit Richard Nixon. Në një deklaratë që shpalli emërimin e saj në nëntor, Trump tha: “Karoline është e zgjuar, e ashpër dhe ka dëshmuar të jetë një komunikuese shumë efektive”.

“Kam besimin maksimal që ajo do të shkëlqejë në podium dhe do të ndihmojë në përcjelljen e mesazhit tonë për popullin amerikan.” Në përgjigje të një videoje të punëtorëve që pastronin dhomën e konferencës në Shtëpinë e Bardhë, Leavitt ndau entuziazmin e saj për pozicionin e saj të ri në X. Më 20 janar, ajo shkroi: “Faleminderit stafit punëtorë të Shtëpisë së Bardhë për përgatitjen për ardhjen tonë. Shihemi së shpejti!” Disa orë më vonë, ajo postoi një foto nga Capitol Rotunda. “Epoka e Artë e Amerikës ka filluar”, ka shkruar ajo. Leavitt ka shërbyer më parë si sekretar i shtypit për fushatën e Trump në 2024.