Shkon në tetë numri i personave që kanë rënë në pranga nga operacioni antidrogë që po kryhet në rajonin e Salnes.
Pas shtatë shqiptarëve të arrestuar, i teti është një shtetas spanjoll. Nga ky operacion janë sekuestruar 1100 kg kokainë.
Trafikantët e drogës e lanë gomonen të bllokuar në Vilanovë, pasi kuptuan që ishin zbuluar nga policia.
Ndërkohë janë publikuar pamjet nga Garda Civile dhe Policia Kombëtare Spanjolle gjatë operacionit të përbashkët që ata zhvilluan orët e fundit dhe që mundësoi çmontimin e një organizate kriminale që fuste drogën në Galicia përmes Salnés.
Në kuadër të këtij të ashtuquajturi “Operacioni Barona”, u sekuestrun një pistoletë, automjete dhe pajisje komunikimi. Që nga nëntori i vitit të kaluar, kjo organizatë shqiptare me qendër në rajonin e Salnés është hetuar. Në mesin e muajit dhjetor u konstatua se skafi i shpejtë po nisej për në det të hapur me katër persona në bord dhe në orët e para të ditës së djeshme një grup GJE i Policisë Kombëtare i ka kapur në momentin kur po zbarkonin mallin, duke arrestuar edhe ata të cilët ishin përgatitur për ta ngarkuar dhe transportuar me mjetet që i kishin çuar atje, në Rego do Alcalde.