Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në Superligën turke.

Manajt i mjaftuan 5 minuta lojë për të zhbllokuar rezultatin kundër Kaiserisporit.

Ai merr një top të gjatë në afërsi të zonës së rrezikshme dhe godet me të djathtën duke shtangur portierin e skuadrës rivale.Aktualisht Sivaspori udhëheq me shifrat 2-0 pasi Onurkan Piri shkaktoi autogol në minutën e 10-të.