Banori i “Big Brother Vip” Indrit Murati në një bashkëbisedim me banorët e tjerë është shprehur se një biznesmen serb ka ofruar 500 mijë euro për ‘kokën’ e tij gjatë periudhës kur u ngrit banderola ‘autoktonus’ në flamurin e stadiumit serb gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri e vlefshme për kualifikueset e Euro 2016.
Kjo deklaratë e Indritit nuk i ka shpëtuar medias dhe individëve me peshë në rrjetet sociale të cilët kanë nisur menjëherë hulumtimin mbi vërtetësinë e kësaj deklarate.
Për këtë është gjetur një deklaratë e Ballist Morinës, autorit të ngritjes së dronit me banderolën ‘autoktonus’. Në video Morina shprehet se për kokën e tij janë dhënë 1 milion euro ndërsa për atë të Indrit Muratit i njohur gjerësisht si “Problemi” janë ofruar 500 mijë euro.
Shihni videon e mëposhtëme: