Telenovela mes Mauro Icardi dhe Wanda Nara ka shtuar edhe një herë një kapitull të ri në orët e fundit.
Mediat argjentinase po publikojnë vazhdimisht biseda private të rrjedhura nga palët sipas interesave të tyre me qëllimin për t’i bërë palës tjetër të duket keq. Dhe çfarë është më e keqja, dy vajzat e çiftit duket se janë totalisht në mes të kësaj mosmarrëveshjeje.
Bisedat e fundit që kanë dalë në dritë tregojnë debatet e shkëmbyera në telefonatat me njëri-tjetrin. Programi ‘Intrusos’ publikoi zemërimin e modeles pasi Icardi nuk shkoi në ditëlindjen e vajzës së saj.
“Çfarë mendon se janë këto marrëzi për vajzat e mia? Ata nuk mund të trajtohen kurrë sikur s’janë asgjë. Ti martohesh, ke fëmijë… për vajzat tona, fëmijët e saj do të jenë vajzat e prostitutës që ua shkatërroi familjen”, tha Wanda, duke iu referuar China Suarez, partneres së re të Icardit.
, Futbollisti i cili dukej se nuk kishte shumë dëshirë të fliste me ish-partneren e tij, i kërkoi vazhdimisht të fliste me vajzën e tij.
“Ajo shkoi në tualet duke qarë sepse ti i the se nuk do të vish nesër. Nëse nuk do të vish, thuaju: ‘Nuk po shkoj, kam një familje tjetër’ dhe kaq. Preferoj që ti të zhdukesh, ose të qëllosh veten në kokë dhe kaq, dhe të ndalosh së prishur jetën e tyre çdo ditë, duke ia shkatërruar atë”.