Zëvendëskryeministri kroat Josip Dabro dha dorëheqjen mbrëmë pas publikimit të një videoje ku ai shfaqet duke qëlluar nëntë herë me pistoletë. Në video Dabro ndodhet në sediljen e pasagjerit të makinës dhe është i veshur me pantallona të shkurtra dhe bluzë, gjë që sugjeron se video është regjistruar gjatë verës.

Në sfond dëgjohet kënga popullore “Karanfil se na put sprema” e Zehre Bajraktarevicit. Duket se ai ka qëlluar afër një zone të banuar pasi mund të shihet ndriçimi i rrugës. Dabro fillimisht ngarkon pistoletën dhe thotë “Vetëm për vëllanë tim Mario”. Pas publikimit të videos, tashmë kanë nisur hetimet nga autoritetet përkatëse kroate.

Dorëzoj dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit për arsye morale. Gjatë mandatit tim, jam udhëhequr nga një vizion dhe vendosmëri e qartë për të bërë ndryshime shumë të nevojshme në Departamentin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Peshkimit, duke luftuar kundër parregullsive dhe duke vendosur marrëdhënie transparente dhe të drejta në departamentin tim. Mirëpo, në atë proces jam përballur me presione dhe kërcënime të konsiderueshme dhe aktualisht jam nën mbrojtjen e policisë”, ka shkruar Dabro.