Një 38-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi u kap në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (lotarive sportive), me anë të celularit.
Policia bën me dije se gjatë këtij operacioni është sekuestruar një celular.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit me anë të celularit, arrestohet 38-vjeçari.
Sekuestrohet një aparat celular. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive.
Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi:
– P. A, 38 vjeç, për veprën penale “Ushtrim i lojërave të fatit, në kundërshtim me dispozitat ligjore”. Ky shtetas u kap në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (lotarive sportive), me anë të celularit, në rrugën “Sulejman Delvina”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.