Gripi dhe viruset e tjera në qarkullim mund të shfaqin probleme dhe me zemrën. Nëse viroza ju zgjat më shumë se dy javë, shoqërohet me vështirësi në frymëmmarrje dhe ritëm të çrregullt kardiak mjekët sugjerojnë një konsultë me specialistin.
“Virozat mund të ndikojë tek ritmi, mund të ndikojë tek tensioni, mund të prekë muskulin e zemrës ose cipat e zemrës duke krijuar qoftë miokardit, ulje në funksionin e zemrës ose perikardit ujë rreth zemrës dhe shoqërohet me dhimbje gjoksi të ngjashme me infarktin”, tha mjeku kardiolog Edjon Hajro.
Në qoftë se këto viroza zgjasin mbi dy javë, shfaqen me rrahje të shpejta ose të çrregullta, dispne të vazhdueshme që zgjat, është e këshillueshem një konsultë me mjekun kardiolog, një ekg dhe një eko kardiake.
Këtë periudhë me intensitet të lartë të virozave në qarkullim kujdes më të shtuar mjekët iu këshillojnë të sëmurëve kronikë.
“Nëse po kalon një virozë duhet bërë një rirregullim i terapisë ekzistuese qoftë për insuficiencën kardiake, tensionin apo aritminë”.
Në këtë periudhë janë viroza që zgjasin shumë, qoftë dhe moshat e reja, por sidomos pacientët që kanë një sëmundje zemre, kur kalojnë një virozë dhe kanë vlera të larta qoftë në tension apo ritëm, atyre që iu zgjasin shumë simptomat, marrja e frymës, dhimbja e gjoksit, patjetër një kontroll kardiak.
Problemet me ritmin e zemrës, vlerat e larta të tensionit të gjakut dhe me rrallë rastet e insuficiencës kardiake janë shqetësimet më të shpeshta për të cilat akualisht pacientët po kërkojnë ndihmën mjekëve kardiologë.