Në dy javë, 50 mijë shqiptarë të diasporës të diasporës janë regjistruar tashmë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.
Këto janë shifrat e fundit të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas përpunimit të mbi 79 mijë aplikimeve, teksa kërkesat kanë shkuar mbi 83 mijë e 700.
Prej përpunimit, rezulton se grupi më i madh i regjistruar është ai i shqiptarëve në Itali, ku kërkesat përbëjnë mbi 35% të totalit. Shifra e kërkesave në terma faktikë është 29 mijë e 658, deri tani.
Ndjekin ndërkaq në rang shtetesh shqiptarët nga Greqia, Gjermania, SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar. Në ndarjen sipas qarqeve, pjesa më e madhe e aplikantëve votojnë në qarkun e Tiranës, ndjekur nga Fieri, Korça, Durrësi, Berati dhe Vlora.
Sipas përpunimit të shifrave, të miratuar në bazë qarqesh më së shumti ka në Tiranë, me 9 mijë e 451, ose 20% e totalit të kërkesave të miratuara. Fieri po ashtu sheh një numër të lartë, me mbi 7 mijë kërkesa të miratuara.
Problematika ndërkohë janë hasur sa i takon aplikimeve, mbi të gjitha për shqiptarët e Italisë, ku arsyeja kryesore ka qenë ngarkimi i dokumenteve të gabuara. Pavarësisht kësaj, me asistencën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ata janë ndihmuar të riaplikojnë, në mënyrë që kërkesat e tyre të pranohen.
Afati përfundimtar i regjistrimit është caktuar 4 marsi 2025, duke i dhënë kështu shans të gjithëve për të kryer procedurën dhe për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votës.