Kryeministri Edi Rama ka renditur tre arsye pse emigrantët shqiptarë do të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.
Në episodin e dhjetë të rubrikës “Sy s’Sy”, kreu i qeverisë Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi i cili ka shprehur shqetësim për votën e diasporës. Rama thotë se kush jeton jashtë ka kuptuar më mirë ndryshimin që Shqipëria ka pësuar ndër këto vite si në arenën ndërkombëtare ashtu dhe transformimin e brendshëm të saj.
Emigrantët e dinë mirë, madje shumica dërrmuese janë më të kthejllët sesa ne, të paktën në 3 gjëra themelore.
Janë më të kthjellët në vlerësimin e shkallës së përparimit të Shqipërisë.
Nga njëra anë patjetër nuk I kanë gërr mërret e përditshme të jetës së këtushme që na lodhin të gjithëve por kanë mundësi të shohin dallimin mes asaj kur vijnë dhe asaj që kanë parë kur kanë ardhur herën e kaluar
Ata nuk kanë iluzione për jetën atje ku janë, shpesh herë as nuk i kuptojnë ankesat tona për faktin që kafet e restorantet janë plot, por ata që rrinë më shumë ankohen, jo ska rrugë, s’ka ujë, s’ka bukë, s’ka punë.
E dyta: Emigrantët punojnë fort, s’ka kushërinj, punë në shtet o rashë e vdiqa. Paguajnë fatura pas faturash e lodhen shumë fare për të përballuar kostot që janë rritur ekspotencialisht në Europë në krahasim me pagën që marrin
Emigrantët dinë ta vlerësojnë më shumë rëndësinë e imazhit dhe reputacionit të Shqipërisë jashtë kufijve, të cilët i shihnin si të ardhur nga një vend shenjtanësh. Sot ata e thonë me gojën plot që jam nga Shqipëria. Sepse Shqipërisë I kemi dhënë dinjitet që s e ka pasur kurrë në botën e jashtme dhe në majën e 2030 do e ngjisim në tryezën e bashkuar të familjes Europioane.
Mos i qaj hallin kalorësit se i varen këmbët. Emigrantët e dinë shumë mirë si ta bëjnë