Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News foli për zgjedhjet parlamentare dhe votën e Diasporës.
Gjatë intervistës në studio Celibashi u ndal edhe tek numri i kërkesave të refuzuara dhe arsyet. Ai shpjegoi arsyet se ku kanë gabuar gjatë aplikimin, duke shtuar se deri në datën 4 mars mund të aplikojnë pafundësisht,
“Nuk është shumë i rëndësishme numri në vetvete, por është i rëndësishëm se ku ky numër është. Regjistrimi bëhet mbi bazë qarku… voton atje ku ka regjistrin e gjendjes civile. Vlen të sqaroj që numri 36 mijë i refuzimeve, nuk është numri i votuesve që i është refuzuar kërkesa, por një votues ka aplikues më shumë se një herë. Numri ekzakt është rreth 26 mijë. Sipas ligjit ata do të duhet të ngarkojnë në sistem një dokument që përmban adresën që kanë deklaruar. Një dokument të prodhuar nga shteti, flasim për ata që e disponojnë dokumentin. Pra nuk ngarkon pjesën e dokumentin që përmban adresën dhe emrin e tij. Rasti i Italisë është tipik, gati 90 % e tyre, dokumenti identifikuar përmban edhe adresën, këta ngarkojnë në sistem anën e kundërt. Deri në datën 4 mars mund të aplikojnë pafundësisht, i kthejmë në mënyrë të personalizuar përgjigje. Fakti që është një numër kaq i madh i të refuzuarve tregon që sistemi funksionin. Sot janë rreth 48 persona që punojnë me katër turne…”, tha Celibashi.