Opozita e sotme e dalë nga PD-ja e 2021-shit është realisht konfiguracioni i “Barit”, pra i post non grata, konfiguracioni i vendimit të Lul Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, e mbi të gjitha konfiguracioni i skizmës reale politike që shkaktoi skizmën më të madhe në PD pas vitit 2005.
Më 8 janar 2022, ashtu si në historiografinë e betejave klasike të vjetra kishim dy palë; një palë që donte të ruante selinë e Partisë Demokratike e të mos e lejonte të pushtohej nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, dhe pala tjetër që përbëhej nga Berisha dhe grupi i tij që donin ta pushtonin.
Si në betejat klasike, kishim gjeneralë, kolonelë, por mbi të gjitha ushtarë. Ushtarë të ndarë sipas njësisë, specialitetit, pore dhe detyrës