Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me lëshimin e 24 masave të sigurisë nga Prokuroria e Posaçme e SPAK për stafin e Universitetit Bujqësor në Kamëz. Masat e sigurisë dyshohet se kanë ardhur pasi 24 personat janë përfshirë në tendera të ndryshëm. Ndërkohë janë zbardhur emrat e 5 personave të cilët janë lënë në masën “arrest me burg”. Të arrestuarit janë Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto dhe Piro Zoga.
Masa arrest shtëpie u vendos ndaj 10 personave. Në arrest shtëpie janë lënë Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho dhe Tedi Proda. Gjithashtu janë firmosur 9 masa “detyrim paraqitje”.
Arrest me burg:
1. Edmond Tërthorja
2. Amarildo Lleshi
3. Mehmet Qoshja
4. Altin Murto
5. Piro Zoga
Arrest Shtëpi:
1. Agim Sefa
2. Arjan Buliqi
3. Serafin Skënderi
4. Ilir Kusi
5. Dritan Laçi
6. Azem Parllaku
7. Artur Koleci
8. Radion Dhromi
9. Blenard Spaho
10. Tedi Proda
Janë firmosur edhe 9 masa “detyrim paraqitje”.