Sipas gazetës amerikane POLITICO, Donald Trump po shqyrton mundësinë e emërimit të ish-guvernatorit të Illinoisit, Rod Blagojevich, i cili ka vuajtur tetë vjet burg për akuza korrupsioni, si ambasador të SHBA-së në Serbi. POLITICO i referohet dy personave të afërt me debatet.
Më 2020 Trump reduktoi dënimin e Blagojevichit. Pastaj ai u shndërrua në përkrahës të fuqishëm të Trumpit dhe gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024, ishte bashkëkryetar i grupit “Serbët për Trumpin”. Babai i Blagojevich është nga Serbia, e ëma nga Bosnja.
“Dërgimi i Blagojevichit në Beograd do të nënkuptonte dërgimin e një ish-zyrtari të lartë të dënuar për korrupsion si përfaqësues në një vend që prej kohësh përballet me — korrupsion”, shkruan POLITICO