Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 19-vjeçari shqiptar në Itali mbrëmjen e djeshme (22 shkurt), si edhe një 44-vjeçari italian.

Sipas mediave italiane, tre automjete janë përfshirë në aksident, duke shkaktuar vdekjen e dy personave, përfshirë shqiptarin e identifikuar si Klajdi Malaj dhe 44-vjeçari italian, Filippo Nettis.

Në mediat italiane janë publikuar fotot e viktimave, ndërsa mësohet se i riu shqiptar raportohet se ka ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit, ndërsa 44-vjeçari ka humbur jetën sapo ka mbërritur në spital.

Shoferi i një makine tjetër, ka dalë i paprekur nga aksidenti. Grupi hetimor dhe karabinierët janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të plota të përplasjes.