Deputeti Taulant Balla mbajti fjalën e tij në foltoren e Kuvendit seancën e sotme plenare. Balla i kujtoi Berishës fillimisht shkeljen e çdo rregulloreje parlamentare duke marrë më shumë se 10 minuta në foltore, madje duke transferuar dhe kohët e deputetëve të tjerë.
Sakaq, Balla i bëri një sfidë Berishës për akuzat që ky bën ndaj Ramës. Balla i tha Berishës që gjithë këto akuza le të shkojë dhe t’i paraqesë në SPAK, por nuk ka këllqe të bëjë një gjë të tillë.
‘Edhe në emër të kolegëve të mazhorancës por edhe opozitës ti dërgoj një përshëndetje popullit të Kosovës, për zgjedhjet të shkëlqyera, për mendoj të paktën për këtë çështje të kemi dakordësi. Kulturën të paktën kur foli zotëria nuk pëshpëritëm. Kthehemi te përshendetja ndaj institucioneve të Kosovës të përfshira në një proces model sikurse e tha BE-ja.
Qytetarët na shohin, na ndjekin dhe na vlerësojnë. U bë një debat para pak minutash për diçka. Nëse një qytetar do ishte në rrugën e makinës dhe do shkelte rregullat, ligji thotë duhet ndëshkuar. Nuk shkruhet askund në rregullore e Kuvendit që një deputet flet më shumë se 10 minuta. Koha nuk është e transferueshme. Kjo është diçka që ka të bëjë me sensin. Për ju nuk ka ligje, rregulla, për ju drejtësia funksionon ndaj kundërshtari por është e kapur kur vepron ndaj jush. Gjeni një rast kur të jemi shprehur apo bërë argumente mbi veprimet e drejtësisë. Kurrë komente kur drejtësia vepron. 21 tetor 2023, SPAK ngrinte akuzë ndaj njërit prej jush. Unë kisha bërë kallëzimin, as unë dhe askush nga ne në sallë, nuk bëri asnjë koment. Ka një standard, vijnë, përfitojnë nga imuniteti që të jep foltorja. Erdhi këtu siç e ka zakon 30 e kusur vite dhe ngriti gënjeshtra pa fund, ndaj kryeministrit.
O zotëri the një lum gënjeshtrash merri nesër dhe bëj një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme. Unë për çdo gjë që kam thënë ndaj tej kam bërë kallëzim. Ti të ngre nervat edhe kur të sheh. Shko bëj kallëzim se gënjeshtrat ngelen gënjeshtra. Po ke këllqe shko atje. Mban përgjegjësi për kallëzim të rremë dhe kjo është arsyeja që nuk e bën. Kjo foltore është ndotur aq shumë. Nuk besohet më një njeri që çnuk ka thënë për kundërshtarët e vet. E mban mend se çke thënë për Ilir Metën. Erdhe këtu dhe përmende një zotëri amerikan. Që e ke paguar për punë. Bëni mirë, sipas rregullave të bëni transparent kontratën me zotërinë. Ai shërbim është thjesht me pagesë dhe nuk vlen asgjë tjetër. Folët për ambasadoren e SHBA, ka qenë e emëruar me firmë të Trump. E paska ngatërruar Trump? Kjo iv ë kapakun këtij diskutimi.
Ftesa jonë nesër në ligje të votohen ndryshimet në kodin zgjedhor. Ia kemi borxh bashkatdhetarëve. Të bëjmë gjthçka që bashkatdhetarët tanë të votojnë. Shkoni nesër në ligje ejani të enjten këtu ta mundësojmë votën e diasporës. Është moment historik. Të mundësojmë pagesën e postës. Ta bëjmë 60 ditë. Regjistrohuni në KQZ.gov.al