I ftuar në emisionin “Open” në News24, me moderatore Eni Vasili, gazetari Flogert Muça ka shpjeguar ato që ai i quan lëvizje të kryeministrit Rama në këtë moment politik, pak muaj para zgjedhjeve.

Sipas Muçës, Rama është në fushatë dhe mesazhi që po u përcjell shqiptarëve është nevoja për rregullime e strukturës së SPAK.

Gazetari Flogert Muça, tha ndër të tjera se ndryshe nga lideri i PD, Sali Berisha, kryeministri kërkon rregullim në kodin e procedurës penale, në vend të një mase ekstreme që sugjeron Berisha.

Flogert Muça: Rama është në fushatë dhe i thotë shqiptarëve, se këtë prokurori e mbështes dhe unë por ka nevojë për rregullime se po bën persekutime.

Sipas meje, Rama e bën në këtë moment, sepse sipas tij, ai ndjen se nuk e ka pritur që 3 muaj para zgjedhjeve të ketë goditje të tjera dhe sipas tij po ndërhyhet në zgjedhje.

Pra për mua po sheh rrezik në momentin që ndodhemi. Rama ka vendosur platformën e tij para doktorit. Nëse doktori thotë do e shkrijë, Rama thotë do të rregullojë kodin e procedurës penale.