Gazetari Alban Dudushi e ka konsideruar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, një menaxher të shkëlqyer të kryeqytetit të Shqipërisë. Në “Studio Live” në Report Tv ai renditi disa prej arsyeve se përse Partia Socialiste sipas tij mbajti qëndrim për arrestimin e Veliajt, duke theksuar se punën e tij në Tiranë ndër vite e shohin të gjithë.

“Frustrimi i PS në lidhje me gjithë këto goditje mund të jenë edhe sinjale edhe parandjenja e paranoja të një goditjeje që nuk është vetëm e drejtësisë por goditje me krah politik për të dobësuar këtë organizatë, organizatën socialiste.
E dyta është ndjeshmëria qytetare. Për mua zoti Veliaj gjatë këtyre 10 viteve që është kryetar i bashkisë së Tiranës ka qenë një menaxher i shkëlqyer i qytetit. Ajo që Veliaj ka bërë në Tiranë është një punë që është në sytë e të gjithëve dhe e shohim të gjithë. Kështu që janë më shumë vota që I janë dhënë Velisë sesa janë socialistë që e mbështesin zotin Veliaj si kryetar bashkie. Në këtë lloj kuptimi unë mendoj se ka edhe një shqetësim qytetar që duhet ti japësh përgjigje për një kryetar bashkie I cili ishte në detyrë dhe qyteti mbetet pa kryetarin e bashkisë. Pra flas pse tani reagoi Rama. E treta pastaj janë dhe sulmet e PD që duhet të marrin një përgjigje politike nga ana e saj”, tha Dudushi.