Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatë kërkesën që kryeministri Albin Kurti, të paraqitet për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
Mësohet se kërkesa për urdhërimin e dëshmitarit të paraqitet në Prokurori për dhënie të dëshmisë është pranuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Nëse kryeministri Kurti nuk paraqitet vullnetarisht, ai rrezikon që të gjobitet në rastin më të mirë dhe të shoqërohet me forcë në rastin më të keq. Veprimet procedural pritet që të fillojnë në javën e parë të marsit.
Prokuroria e ka ftuar tri herë me radhë kryeministrin Albin Kurti për investim, por ai nuk u është përgjigjur thirrjeve të prokurorisë. Kurti ka deklaruar se prokurorët duhet të shkojnë dhe ta intervistojnë atë në zyrën e kryeministrit, duke deklaruar se këtë praktikë e kanë bërë edhe më herët prokurorët.