Alfred Muharremi, i riu që të vetmen familjen kishte fshatin SOS, sot që ka krijuar familjen e tij, pasi ka mbaruar fakultetin e Ekonomisë dhe puno në sektorin bankar, ka shprehur mbështetjen për kryebashkiakun Veliaj. Muharremi thekson se Veliaj ka qenë i vetmi që i ka përkrahur pa kushte jetimët në Shqipëri duke kthyer një vëmendje të posaçme ndaj kësaj kategorie kur u emërua ministër i Punëve dhe Çështjeve sociale e më pas në krye të Bashkisë.
“Kur ne ishim në institucuionet e plërkujdesit shoqëror, se unë vuaj të të qenit jetim në këtë vend ishim të papërkrahur, të nëpërkëmbur, shkonim në dyert e institucioneve na thonin shko se ti nuk je i joni. Ka qenë i vetmi që kur u bë ministër I Punës dhe Çështjeve Sociale që luftoi skemën abuzive të ndihmës ekonomike. Ishin mbi 40 mijë qytetarë që merrnin, kishin vila, ishin familjarë të deputetëve….Ka ndryshuar nga 2015 kur ishte minister hoqi 40 mijë abuzues të skemës ekonomike që merrrnin njerëz me vila dhe të lidhur me pushtetitn. Sot ata që përfitojnë ndihmën ekonomike janë njerëz të cilët janë realisht për ndihmë ekonomike”, thekson ai.

Muharremi deklaroi se prania para Gjykatës ka qenë për të mbështetur kryebashkiakun që ka rijetëzuar ekonominë.
“Ne kemi qenë të gjithë dje. Ne nuk ishim kundër SPAK, ishim si njerëz për të mbështetur Veliajn si individ dhe Erion Veliajn si kryetar bashkie. Aty ishim si individë sepse është kryetari i vetëm që për mua në dallimin politik, është i vetmi njeri që nuk i ka thënë jo asnjë qytetari. Aty kishim edhe sportitsë, kishim Luiza Gegën. E tha tepër qartë, që në ardhjen e Veliajt në Bashki, sporti ka marrë tjetër vëmendje. I vetmi kryetar që ka mundur të bëjë rijetëzimin e ekonomisë”, deklaroi Muharremi në News 24.