Analisti Ilir Yzeiri teksa foli mbi arrestimin e Erion Veliajt, shprehu rezervat e tij për punën e prokurorit Ols Dado, pasi arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës ishte i padrejtë për të.
“Kërcënimet e tij nuk ia bën një strukture që po e heton. Por një strukture që po e përkëdhel. Ka lënë rrugëve Sali Berishën. Duke u sjellë ndaj tij si ndaj një padroni. Paska pasur kamikazë e tij brenda SPAK.
PS na paska gënjyer. Vettingu nuk paska qenë i drejtë. Kanë lejuar që ky organizëm që u ngrit me sakrifica. Goditje politike për të ndihmuar PD dhe për të shkatërruar PS”, tha Yzeiri në Report TV.
Sipas Yzeirit, letra anonime e Nesti Angonit është tërësisht banale e ndërtuar mbi 5 thashetheme. Për këtë cilësoi të paaftë si Dadon ashtu dhe Dumanin.
“Nisi hetim penal ndaj Veliajt mbi një letër anonime. Është një letër banale e mbushur 5 thashetheme. Ky person Nesti Agnoni nuk ekziston. Është një makinacion i strukturave okulte të PD-së dhe kamikazëve.
Akuza që ka për dëshmitarë, vetë Ols Dadon, që ka marrë një tender. Ky prokuror ndërton një akuzë të tillë. E bën në bashkëpunim me Altin Dumanin. Nuk besoj se Dumanin qenka kaq i paaftë që të manipulohet nga një prokuror kamikazë.
Edhe Altin Dumani ka në subkoshiencën e tij paaftësi. Për të bërë skup i tillë veprim të tillë me pasoja të rënda. Kjo certifikohet nga një gjyqtar, që bëhet pjesë në këtë lojë të ndyrë dhe dalin triumfator nga kjo maskaradë. Pas kësaj zbulohet se ndërtimi i kësaj strukture është bërë me të padrejtë. Nuk ka përcaktuar se cili është ai që ka të drejtë ta kontrollojë”, shtoi ai.
Dumani, shton ai ka 5 vite që zvarrit çështje të rëndësishme si Gërdeci apo 21 janari dhe merret me blerjet online të Ajola Xoxas.
“Dumani ka 5 vjet që ka zvarritur çështjet në këtë vend, që nga 21 janari e Gërdeci. Merret me blerjet online të gruas së kryebashkiakut. Nëse Ols Dado nuk përfundon atje ku është Erion Veliaj kjo çështje nuk zgjidhet.
Dyshoj se ky njeri bën korrupsione më të rënda. Berisha dikur e akuzonte Ols Dadon si të lidhur me bandat e Durrësit. Berisha jo gjithmonë gabon. Këtë rast ka të drejtë”, tha Yzeiri.