Deputeti i PS Pandeli Majko, teksa komentoi arrestimin e Erion Veliajt tha se asnjë deputet nga opozita nuk e akuzoi SPAK ose Altin Dumanin si mercenar për arrestimin e kryebashkiakut.

‘Ndihem në një pozitë të vështirë përballë historisë së PS dhe publikut për atë që i ka ndodhur Veliajt. Asnjë nuk u ngrit dhe të akuzonte Dumanin për mercenar dhe të akuzonte SPAK Për organizatë kriminale. Unë kam përshtypjen se keni një ide të gabuar me konferencën e shtypit me kontraktuesin tuaj të paguar, keni një ide të gabuar se sot në SHBA gjithçka diskutohet me ju dhe për ju. Mendoj se nëse kanë qenë marksistët në pushtet sipas logjikës suaj deri para fitores së Trump kur u shpallët non grata nga Britania di që ishin konservatorët britanik dhe më konservator se ata s’ka. Thoni është radha jonë nuk është radhë kosi dhe as qumështi, do takohemi tek kutitë e votimit dhe do të shohim se radha e kujt do të jetë’, tha ai.