Në vijim të turit informues për procesin e regjistrimit në platformën e KQZ mbi zgjedhjet e 11 majit, Drejtuesi Politik për Diasporën në Partinë Socialiste, Taulant Balla u takua me mbështetës të kësaj force politike në Kozani, Greqi.
“Ende në diasporë ka një numër shumë të madh të bashkatdhetarëve tanë që duhet të regjistrohen dhe duhet të votojnë. Është shumë e rëndësishme që të trokasim derë më derë. ”
Momenti historik në të cilin ndodhet Shqipëria kërkon angazhimin e të gjithëve në rrugën drejt anëtarësimit në BE në mënyrë që ta shohim veten jo pas Greqisë por krah saj.
” Shqipërinë, anëtare të Bashkimit Europian mund ta bëjë vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama. Kaq. Dhe prandaj është shumë i rëndësishëm që ky progres i arritur deri tani mos na shkojë dëm. Se ne i kemi ndarë punët në Shqipëri. Njëri që është për të rregulluar quhet Edi Rama. Për të prishur kemi njërin te ballkoni,” deklaroi Balla në takimin me mbështetësin e Partisë Socialiste në Kozani të Greqisë.