11 banka të nivelit të dytë që operojnë në tregun shqiptar kanë shënuar fitimet më të larta në 8 vitet e fundit.

37.4 miliardë lekë ose 370 milionë euro, 15.2% më shumë se në 2023 është rekordi i arritur nga institucionet financiare. (grafik) I arritur kryesisht nga interesat e larta të borxhit publik, rritjes së kredive për biznese dhe individë dhe shtimit të depozitave me 5.9%.
Në të njëjtën ecuri kanë rezultuar edhe normat e fitimit të bankave në raport me kapitalin aksioner, të cilat u rritën nga 12.3% në vitin 2022 në 17% në vitin 2023 dhe 18% në vitin 2024.(grafik)

Përballë një performance të tillë banka rritën numrin e degëve, rrjedhimisht edhe të të punësuarve në përkatësisht 405 njësi dhe 7154 punonjës në total.
Totali i aseteve të bankave në fund të 2024 arriti në 2.1 trilionë lekë ose 21 miliardë euro.(grafik) Në të njëjtën linjë me të ardhurat janë rritur edhe shpenzimet e sektorit bankar gjatë vitit të kaluar, në 51 mld lekë, një rritje me 9.68% brenda vitit.
Tabela 1
FITIMET E 11 BANKAVE NË VEND
370 MLN EURO
+15.2%
Tabela 2
FITIMI NË RAPORT ME KAPITALIN AKSIONER
2022 12.3%
2023 17%
2024 18%
tabela 3
TOTALI I ASETEVE TË BANKAVE
21 MLD EURO