Misioni vëzhgues i BE-së e shikon me shqetësim gjuhën negative të partisë në pushtet të përdorur gjate fushatës zgjedhore, kundër mediave dhe sistemit të drejtësisë.

Shefja e misionit vëzhgues të BE-së, Nathalie Loiseau,(Natali Luazoo) në një konferencë për media ka përmendur dhe bojkotimin e Lëvizjes Vetëvendosje në debatet televizive.

“Kemi vëzhguar edhe gjuhën e ashpër dhe sulmet në fushatë dhe në debate televizive. Kemi parë me shqetësim, gjuhën negative të partisë në pushtet kundër mediave dhe sistemit të drejtësisë. Bojkoti ndaj mediave specifike dhe debateve gjithashtu ka reduktuar mundësinë për të bërë një zgjedhje elektorale të mirë për të informuar nga votuesit”.

Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, fitoi zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë me rreth 41 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare. Krahasuar me zgjedhjet e para katër viteve, mbështetja për partinë e tij ra për rreth 10%.