Jude Bellingham di se si të dallojë talentin dhe e di se ka lojtarët më të mirë në botë në ekipin e tij, por një në veçanti ai e spikat.

Në intervistën që anglezi dha për CBS pas fitores 3-1 ndaj Manchester Cityt, lojtari i Real Madridit iu përgjigj pyetjes së Henryt për Rodrygo si më poshtë: “Ai është shumë i nënvlerësuar, për mua ai është lojtari më i talentuar në ekip. Gjërat që bën me topin, luan… Pyes veten se si e bën.”

Bellingham vazhdoi: “Rodrygo është gjithashtu ai që sakrifikon më shumë, ai nuk ankohet, ai thjesht e bën atë. Pozicioni i tij i preferuar është krahu i majtë, por ai punon shumë në mbrojtje dhe gjithashtu në të djathtë, edhe pse nuk është ideale për të”.

Ndërkohë, këtë fundjavë, “los blancos” do të rifillojnë ecurinë e tyre në LaLiga, kompeticion në të cilin ata janë barazuar në krye me Barcelonën.