Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli të shtunën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të dëshmuar forcën politike kundër qeverisë, ndërsa sheshi ishte i zbrazët dhe kjo panoramë tregoi braktisjen e madhe që i kanë rezervuar qytetarët si dhe vetë militantët e tij.

Avokati i njohur Romeo Kara, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News u shpreh se Berisha nuk jep asnjë shpresë për qytetarët.

Ai theksoi se Berisha është i zhytur në skandale dhe kjo është provuar nga vetë koha.

“Berisha organizoi një protestë pothuajse nga hiçi, në distancë nga të gjitha ngjarjet që mund të nxisin reagim qytetar. Ka dashur të tregojë forcë.

Ai ka treguar shterpësi. Nuk jep shpresë. Është një Berishë që është larguar dy herë me skandale, si presidenti dhe si kryeministër”, tha ai.

Sipas avokatit, ish-kryeministri Sali Berisha gënjen veten dhe shqiptarët duke e krahasuar veten me presidentin e SHBA, Donald Trump.

“Berisha është një kopje kineze e Trumpit. Ai mbaroi si Berishë dhe tani po na paraqitet si Trumpi i Shqipërisë”, theksoi ai.