Leonardo Bonucci, ish-mbrojtësi i njohur italian, ka vendosur të sfidojë veten pas përfundimit të karrierës së tij futbollistike, duke marrë pjesë në Maratonën e Londrës më 27 prill 2025. Ai ka filluar përgatitjet për këtë ngjarje që prej disa muajsh, duke e konsideruar një sfidë personale për të testuar limitet e veta.
Gjatë përgatitjeve të tij, Bonucci ka kryer kontrolle mjekësore në qendrën J-Medical të Juventusit për të siguruar certifikatat e nevojshme mjekësore për maratonën. Përveç Maratonës së Londrës, ai planifikon të marrë pjesë edhe në gjysmëmaratonën e Torinos, si pjesë e sfidave fizike pas futbollit.
Bonucci i është bashkuar kësisoji një grupi ish-futbollistësh të njohur që kanë marrë pjesë në maratona, pas përfundimit të karrierës së tyre, duke përfshirë Raúl González, Kaká dhe Michael Owen. Përmes pjesëmarrjes së tij në Maratonën e Londrës, Bonucci synon të mbledhë fonde për një kauzë që i qëndron afër zemrës, duke inkurajuar edhe të tjerët të kontribuojnë në këtë nismë bamirësie.
Në rrjetet sociale, së fundi, ai ka shkruar krahas fotos nga stërvitja për Maratonën e Londrës: “Jeta është bërë nga sfida. Kështu është edhe për sportin. Qëllimi dhe sfida bashkohen në këtë pikë të jetës sime për të bërë diçka që kurrë, më parë, nuk do ta kisha menduar.
Dua ta nxjerr mendjen dhe trupin tim nga zona e rehatisë. Vrapimi do të thotë përkushtim, këmbëngulje, qëndrueshmëri, sakrificë, përgatitje. Dhe pikërisht me këto vlera kam filluar përgatitjen e “TCS London Marathon” të 27 prillit prej muajsh.
Është një sfidë me veten time dhe dua ta arrij objektivin e tejkalimit të vijës së finishit. Vrapimi nuk është i rëndësishëm, por është e vetmja gjë që ka rëndësi”.