Nga Brazili, po surprizon të gjithë lajmi se skuadra e Botafogo po këmbëngul për të marrë ish-trajnerin e kombëtares së Italisë, Roberto Mancini.
Trajneri 60-vjeçar italian aktualisht është pa ekip, që kur u largua nga detyra e trajnerit të kombëtares së Arabisë Saudite.
Ai ka thënë se dëshiron të rikthehet, por ende vazhdon të jetë pushim.
Duket se skuadra e njohur braziliane kërkon ta ketë në stolin e saj për këtë sezon, ndaj dhe po bën presion të madh te Roberto Mancini për ta bindur.
Gjithsesi, vështirë se ai do të provojë një tjetër aventurë jashtë Italisë.