Skiatorja Lara Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë, nuk ka mundur ta mbyllë dot Botërorin, pasi 18-vjeçarja ka rrëshqitur në lëshimin e parë të disiplinës ‘Slalom’. Edhe pse pritshmëritë ishin të larta, teksa drejtuesit e federatës prisnin medalje, 18-vjeçarja është rrëzuar në zbritje duke mos arritur të ketë renditje dhe për pasojë nuk mund të garojë në lëshimin e dytë.
Lara të enjten garoi në disiplinën ‘Giant Slalom’, duke u renditur e shtata në Botëror, ndërsa të gjithë pritshmëritë për medalje ishin varuar ditën e sotme, por që fatkeqësisht nuk ka shkuar ashtu siç pritej.